Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka mohuar deklaratat e raportuara në media kundër liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.
“Unë jam përgjegjës për atë që e them e jo për atë që të tjerët kuptojnë”, ka thënë Muhaxheri në një prononcim për emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini. Ai ka shtuar se do ti sqaroj deklaratat e tij para gjykatës.
Ditë me parë mediat kanë raportuar se në një interviste për vjenezën “Der Standard”, Muhaxheri ka thënë se Haradinaj jeton nga paratë e Haraçit dhe lojërave të fatit.