Lajmet e fundit

Mbrapaskenat e Marrëveshjes së Daytonit

Më 11 dhe 12 nëntor të vitit 1995: Holburk i ka thënë autorit të studimeve lidhur me problemet me përfaqësuesit e grupit të kontaktit në Dayton “britanikët, francezët dhe rusët dukeshin të gatshëm të pranojnë edhe rezultatet që do t’i jepnin më shumë mundësi “Serbisë së Madhe”

Vikendi i 11 dhe 12 nëntorit, megjithatë, nuk lindi asgjë dhe bisedimet për hartat nuk jepnin rezultate. Në mbledhjen e së shtunës me Izetbegoviqin dhe Silajxhiqin në apartamentin e Holbrukut është shpenzuar shumë kohë në diskutimet për hartat pa pasur rezultat. Izetbegoviqi insistonte që harta e Grupit të Kontaktit të jetë baza e bisedimeve. Ajo hartë përfshinte humbjen e territorit të Srebrenicës dhe Zhepës për të cilat nuk pritej që do të mund të ktheheshin në Dayton.

“Serbët nuk ishin më të mirë. Derisa boshnjakët ishin kokëfortë, Millosheviqi nuk kishte arsye që të lëshonte pe. Serbët nga Bosnja ishin edhe më problematik. Edhe pse ata ishin të lënë anash në të gjitha bisedimet në Dayton, çështja e hartës ishte tema në të cilën ata ishin të kyçur. Pardew ka shpenzuar kohën më të madhe me ata gjatë javës së parë ndërsa Holbruk ka lejuar Krajishnikun të flasë përgjatë “Maratona për hartat” gjatë ditës së 7 nëntorit. Sa më shumë që bisedimet zvriteshin, serbët nga Bosnja më shumë nuk lëshonin pe.

Pasi që duroi disa orë të leksioneve mbi shenjtërinë e tokave serbe dhe kërcënimeve në rritje të myslimanëve nga Bosnja, Pardew nuk kishte nevojë për kujtime se serbët nga Bosnja nuk ishin bashkëbiseduesit më të mirëkuptueshëm. Për më tepër ai ka mundur të shohë disa shembuj të sjelljes më bizare. Disa nga serbët e Bosnjës kishin filluar të blenin armë gjuetie, thika dhe pajisje të kamuflazheve në një lokal në bazën Wright-Patterson (në të cilën ishin të gjithë delegatët pjesëmarrës në bisedime mund të blenin gjithçka pos armëve),” thuhet në studim, transmeton lajmi.net.

Ajo përvojë ka përforcuar vendimin që në emër të serbëve nga Bosnja të flasë Millosheviqi: Holbruk ka vendosur që Pardew të mos diskutojë më me ata, ndërsa për çështjen se sa prej tyre dhe në cilat vende do të jenë të kyçur të vendosë Millosheviqi.

Bisedimet për hartën gjatë vikendit kanë treguar rrezikun e tyre, kërcënonin për shkatërrimin e vullnetit të mirë të gati dy javë bisedimeve, derisa ekipi amerikan ka filluar të punojë në propozimin e tyre për hartën, ata u shqetësonin se” Izetbegoviqi do të mund të publikonte në media ndonjë gjë.”

Amerikanët gati në masë të njëjtë kanë pasur probleme edhe më partnerët e tyre evropian nga Grupi i Kontaktit. Ata në Dayton ishin edhe fizikisht të ndarë nga palët negociuese, ishin të pakënaqur se nuk ishin direkt të përfshirë në negocime dhe nuk pajtoheshin me pritjet e amerikanëve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Holbruk lidhur me këtë i tha autorit të studimit:

“Britanikët, francezët dhe rusët dukeshin të gatshëm që të pranojnë edhe rezultatet që do ti jepnin më shumë mundësi “Serbisë së Madhe”

Rreth pakënaqësisë së evropianëve me trajtimin ndaj tyre në Dejton u regjistrua edhe situata në kufirin e incidentit diplomatik. Amerikanët u informuan se përfaqësuesi francez Jacques Blot nuk do të mund të vijë në mbledhje për shkak se nuk mund të kalonte pikën e kontrollit të sigurisë në hyrje të bazës. Blot, domethënë, kishte refuzuar që ta kontrollonin qentë e trajnuar për kontroll të eksplozivit dhe rojet nuk e kanë lëshuar të hyjë brenda. Kur amerikanët erdhën për të intervenuar, e gjetën Blotin duke bërtitur “Për dinjitetin e Francës, nuk lejoj të më nuhasin”.

“Pavarësisht mungesës së progresit lidhur me çështjen e hartës dhe problemeve me evropianët, vikendi ka sjellur një hap pozitiv: Vendimi përfundimtar për Slavoninë Lindore. Palët kishin paraqitur tekstin e marrëveshjes të shtunën në Dajton dhe ai të dielën ishte nënshkruar nga Peter Galbraith dhe Stoltenbergu dhe disa zyrtarë lokal në Zagreb dhe Erdut. Ashtu siç u morrin vesh Christopheri dhe Holbruku dy ditë më parë, dokumenti final përfshinte kompromisin për çështjet e fundit të pazgjidhura. Autoritete kalimtare të Kombeve të Bashkuara duhet të menaxhonin me vendin së paku 12 muaj dhe jo më gjatë se 24 muaj. Kur afati i tyre të skadonte, regjioni do të regjistrohej në Kroaci. Zgjedhjet lokale do të mbaheshin në fund të asaj periudhe kalimtare ndërsa Organizata Ndërkombëtare do të monitoronte të drejtat e njeriut dhe kthimin e refugjatëve,” thuhet në studim.

Ky dokument është i bazuar në studimin “Historia e fshehtë e Daytonit: Diplomacia amerikane dhe procesi i paqes së Bosnjes 1995.” (National Security Archive Electronic Briefing Book No. 171) autorët e të cilit janë Derek Chollet dhe Bennet Freeman.

Përkthyer nga “Radio Slobodna Evropa”

Leave a Reply

Your email address will not be published.