Lajmet e fundit

Veseli: Duke kujtuar Andre Glucksmann, reskeptojmë lirinë tonë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka kujtuar intelektualin Andre Glucksmann, i cili ndërroi jetë dje në Paris.
Veseli shkruan se Glucksmann, krahas intelektualëve tjerë, e vuri autoritetin e tij intelektual në shërbim të kauzës sonë për liri.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Sapo lexova në media se dje, në Paris, vdiq njëri prej intelektualëve më të mëdhenj evropian, filozofi Andre Glucksmann.

Në ditët më të rënda për popullin tonë, në dimrin e egër të vitit 1999, Glucksmann, krahas shumë intelektualëve tjerë perëndimorë, e vunë autoritetin e tyre intelektual në shërbim të kauzës sonë për liri dhe kërkuan intervenimin e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit.

Me zërin e tyre pro Kosovës, në mediet më të fuqishme perëndimore, ata bënë që e vërteta e Kosovës të prekë ndërgjegjen e gjithë njerëzimit.

Ata bënë të mundur që Kosova të fitojë njërën nga betejat më të mëdha, betejën mediale në opinionin publik botëror. Miqtë e tillë, sikurse ishte Andre Glucksmann, ne duhet t’i kujtojmë e nderojmë gjithmonë, sepse kështu e respektojmë vetë lirinë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.