Lajmet e fundit

Ramadani: Ja dokumenti zyrtar se si Lugina po izolohet nga bazat ushtarake të Serbisë (VIDEO)

Fehmi Ramadani, perfaqesuesi i shoqates “Vatra” ne Fushe te Kosoves, ne emisionin Rrokum Roll shpalosi dokumentin e qeverise serbe, me te cilin bahet publik plani i Serbise me ekspandue prezencen ushtarake ne Luginen e Presheves.

“Dokumentet zyrtare nga Beogradi zbulojne planin per zgjanim te bazes ushtarake te Serbise, e cila ka me kushtue 12 milione dinare”, tha Ramadani.

“Baza ka me u zgjanue nga Bujanoci deri ne Karadak”, spjegon Ramadani tue i permend nji nga nji fshatnat ku ka me u zgjanue prezenca e ushtrise.

“Shqetesimi yne asht qe faktori kosovar nuk po mirret me kete çashtje, sepse kjo ka me ndikue keq te qytetaret, sepse ka me nxite shpernguljen e qytetareve nga shtepite e tyne”, tha ai.

“Faktori nderkombetare po qendron indiferent”, vleresoi Ramadani.

“Ne ndertimin e kesaj baze ka ndikim edhe Rusia, sepse mediat po raportojne se ka raketa edhe nga Rusia”, tha ai.

“Ne vend se me u ngrite zani nga faktori politik i Lugines, ata e kane miratu”, tha Ramadani, sepse simbas tij, heshtja asht miratim.

Ramadani shtoi se ka lidera serb qe nuk e perkrahin politiken e Serbise lidhun me kete baze ushtarake.

“Simbas disa analizave, 8 mije deri 10 mije qytetare te Lugines jane zhvendos ne Fushe Kosove”, tha Ramadani.

“Aksioni i administrates serbe asht edhe shlyemja nga librat e amzes se qytetareve qe jane largue”, spjegon kryetari i shoqates “Vatra”, Fehmi Ramadani.

https://www.youtube.com/watch?v=WXKP7mfagoY

Leave a Reply

Your email address will not be published.