Dy partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, kanë paralajmëruar reflektime në dialogun Kosovë Serbi, pas pengimit të Serbisë për t’u anëtarësuar Kosova në UNESCO.
Madje, zyrtarë të këtyre partive kanë deklaruar se nuk do të qëndrojnë duarkryq, duke i kërkuar Qeverisë të rishikojë pozicionet e saj.
Nga ana tjetër, njohës të çështjeve politike e kanë vlerësuar të pakuptime vazhdimin e dialogut më shtetin serb.