Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati në emisionin “Kontakt” ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të respektohet nga gjithsecili. Sipas Feratit nëse opozita nuk e respekton një gjë të tillë atëherë, qëllimi i tyre është krejtësisht tjetër. “Masa e pezullimit të marrëveshjes është një procedurë standarde e Gjykatës.
Meqë ajo nuk ka sjellë ndonjë vendim që prek esencën e materies, por është një procedurë e zakonshme që deri në vendimin e gjykatës nuk behën veprime në këtë drejtim dhe unë mendoj që Kuvendi duhet të vazhdoj punën normale”, ka thënë Ferati
Deputeti Ferati gjithashtu ka thënë se nëse opozita nuk e merr parasysh pezullimin e Gjykatës, qëllimet e tyre janë dytësore të cilat janë në raport me gjithë krizën që u shkaktuar deri tash.
“E pres me keqardhje informacionin që opozita ka thënë që nuk e marrin parasysh pezullimin e Gjykatës Kushtetuese, pra nuk është esenca të materia që po flasim, por mund të jetë të qëllimet dytësore të cilat mund të jenë në raport me gjithë krizën që u shkaktuar deri tash”, kështu është shprehur Ferati në emisionin “Kontakt”.