Deputeti i Vetëvendos Ilir Deda në një intervistë për gazetën Danas të Beogradit ka folur për politikën e kryeministrit serb Vuçiq ndaj Kosovës, për vizitën tij të mundshme në Prishtinë, për kundërshtimin e tij të përdorimit të dhunës, për vendimin e Kushtetueses për AKS-në, për zgjidhjen e këtij problemi, për referendumin si zgjidhje politike…
Derisa Serbia ka qëndrim ksenofobik ndaj Kosovës, nuk ka kurrfarë kuptimi që kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçit të vijë në Prishtinë. Politika e tij ndaj Kosovës më së miri shihet përmes deklaratës së kryetarit Nikoliq se shqiptarë e Kosovës janë “mallkua”, deklaratën Daçiqit se “Kosova është sikur ISIS -i”dhe dhe të zyrtarëve të tjerë të Qeverisë së Serbisë, ka thënë Deda, transmeton Koha.net .
“Tash e pesë vjet jam kundër zgjidhjeve që bazohen në ndarje të brendshme të Kosovës, të cilat bazë kanë segregacionin etnik dhe monoetnicitetin. Kështu që, është normale, se AKS nuk është zgjidhje. Plani Ahtisaari ka dhënë zgjidhje që e kam përkrahur gjithmonë.
Duhet të kuptohet se Kosova nuk mund ta shkatërrojë veten për shkak të planeve të bazuara në projektet politike dhe konceptet e Beogradit nga vitet e 90-ta”, ka thënë Deda duke folur për AKS-në, ndërsa ka shtuar se pret që Kushtetuesja ta shpallë këtë asociacion jo kushtetues.
Deda përsëriti se dhuna nuk ka vend në politikë, prandaj, tha, kam ftuar për dialog pozitë – opozitë ndërsa zgjidhjen e krizës e deputeti i Vetëvendosjes e ka parë me mbajtje referendumi ose me Komisionin e Venecias.