Lajmet e fundit

Përdhunoi 24-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar nga Tepelena përfundoi në pranga, pasi kërkohej për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe për “Përndjekje”.

Sipas policisë në pranga është vënë Erion Sada, banues në Tepelenë, pasi 4 ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare me inicialet L.M.

Burimet nga policia thonë se 24-vjeçarja, ka bërë kallëzim se është përndjekur prej 4 ditësh dhe në datë 06.11.2015, 19-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Erion Sada u arrestua në fshatin “Salari” në Tepelenë

Leave a Reply

Your email address will not be published.