Presidenti i Iranit ka thënë se zgjidhja e konfiktit sirian duhet të përqendrohet në nevojën për një qeveri të fortë në Damask, dhe jo vetëm në fatin e presidentit Bashar al-Assad.
“Kjo nuk është çështje e një personi, kjo është një çështje e sigurisë dhe stabilitetit.” Tha Hassan Rouhani në një intervistëpër televizonin francez France 2.
“Ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekje për të çrrënjosur terrorizmin në Siri dhe për të siguruar se paqja dhe stabiliteti do të mbizotërojnë në Siri,” shtoi ai.
Në lidhje me drejtimin e vendin, ai ka theksuar se zgjedhja mbetet në duart e popullit sirian dhe se u mbetet atyre të vendosin se kush është lideri i tyre.
Irani është aleati kryesor rajonal i Sirisë, ndërsa e siguron Assadin me ndihmë financiare dhe ushtarake, duke përfshirë edhe këshilltarë ushtarake në terren.
Rouhani i ka bëtë këto komente një ditë përpara roundit të ri të bisedimeve ndërkombëtare për Sirinë, takim që pritet të mbahet në Vjenë.