Forcat kurde ne Irakun verior kanë nisur një ofensivë për të rimarrë në kontroll qytetin e Sinjarit.
Qyteti i Sinjarit është qytet strategjik në afërsi të kufirit me Sirinë, i cili është nën kontroll të Shtetit Islamik, transmeton Gazeta Blic.
Fushata është mbështetur edhe nga sulmet ajrore e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja.
Sinjar është marrë nën kontroll të Shtetit Islamik në vitin e kaluar. Qindra mijera njerëz nga pakica fetare Yazidi janë detyruar të largohen nga vendi, ndërsa qindra gra yazidi janë përdorur si skllave seksi, transmeton Gazeta Blic.
Sulmi mbi Sinjar është një nga arsyet kryesore që SHBA-ja ka filluar sulmin ajror kundër Shtetit Islamik.