Partia qeveritare Syriza u bëri thirrje të gjithë grekëve të marrin pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe kundër politikës së kursimit që vetë e zbaton.
Sektori i partisë i obliguar për çështjet e punës, lëshoi kumtesën “kundër politikave ekstreme neoliberale” dhe theksoi se lufta do të vazhdojë në mënyrë ende më dinamike dhe se do të kërkohet Qeveria sërish të negociojë me kreditorët, këtë herë për marrëveshjen në të cilën më shumë theks do të vendoset në çështjet e lidhura me të drejtat e punës.
Në kumtesë apelohet deri te të punësuarit, pensionistët dhe të rinjtë të marrin pjesë masovisht në grevën e sotme të përgjithshme që e organizojnë sindikatat.
Të dy sindikatat më të mëdha në Greqi sot organizojnë grevë kundër masave për kursim dhe reformave kontraverse në të cilat Athina u pajtua me qëllim që të marrë ndihmë financiare nga kreditorët ndërkombëtar. Thirrjen e sindikatave më të mëdha për grevën 24 orëshe e përkrahën edhe disa organizata të vogla sindikaliste.
Sot janë mbyllur të gjitha institucionbet qeveritare, spitalet punojnë me personel të domosdoshëm, transporti publik është reduktuar në minimum, ndërsa metroja dhe komunikacioni hekurudhor në Athinë aspak nuk punojnë.