Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Landin e Hessenit në Gjermani.
Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Landit të Hessenit, Volker Bouffier dhe me Kryetarin e Parlamentit Rajonal, Norbert Kartmann, në Gjermani.
Ndërsa të premten, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në forumin me bizneset, në Landin e Hessenit në Gjermani.