Lajmet e fundit

Tërmkolli: Është koha për rishikim të dialogu, demarkacionit dhe Asociacionit

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se është koha të rishikohet dialogu me Serbinë duke shtuar se edhe Asociacioni dhe Demarkacioni duhet të rikthehen.

Ajo përmes një statusi më Facebook ka shkuar se ende nuk është vonë.

“Është koha qe pozita dhe opozita se bashku te percaktojne qarte interesat nacionale te Kosovës, te detyrueshme për t’u zbatuar, pavarësisht kush është ne pushtet. Është i pashmangshme rishikimi i Marrëveshjes me Serbinë per Asociacionin e komunave me shumice serbe si dhe asaj per demarkacionin me Malin e Zi. Poashtu eshte koha per rishikimin e dialogut me Serbine. Ka kohe qe kam shkrusr se Kosova e ka filluar dialogun pa koke dhe pa nje kornize dhe qellim te qarte. Tani, anipse pak vone por duhet te rikuperohet ajo qe mund te rikuperohet. Opozita, shpresoj ta nderroj qasjen ndaj ketyre zhvillimeve, perndryshe vazhdimi i sjelljes se tanishme vetem do te forcoje interesat e Serbise ndaj Kosoves”, ka shkruar në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.