Emrin e tij e kemi dëgjuar shpesh, dhe bashkë me këtë emrin edhe kontributin për atdhe. Jusuf Gërvalla ka shkruar edhe disa poezi që ia kushton tokës dhe vendlindjes së tij, fshatit Dubovik në Deçan.
Një kullë që do të mbajë emrin e tij pati nisur të ndërtohej në oborrin e shtëpisë ku i ndjeri kishte jetuar, dhe që të dyja të shndërroheshin në muze.
Ajo qe premtuar të përurohej në datën e lindjes së Gërvallës, që është 1 tetori. Kulla është investim i Ministrisë së Kulturës, dhe punimet e nisura në mars të këtij viti do të duhej të kishin përfunduar tashmë, por një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur. Shkelzen Dragaj, këshilltar në MKRS, ka treguar se pse nuk ende është bërë përurimi i këtij objekti në datën e caktuar.
Aty ende është duke u punuar dhe nuk ka mundur të përfundohet meqë punimet po vazhdojnë. Ato janë në përfundim, dhe presim që deri nga fundi i muajit nëntor të përfundojnë”, ka thënë Dragaj.
Në ditën kur do të bëhet përurimi i kullës-muze, me këtë rast do të ketë edhe një ceremoni, që Ministria e Kulturës ka paraparë të organizojë në bashkëpunim me familjarët e Jusuf Gërvallës.
“Ne edhe me familjarët do të jemi në koordinim për të parë se si do shkojë ceremonia e hapjes dhe përurimit”, ka treguar më tej këshilltari Dragaj.
Për ndërtimin e “Kullës së Jusuf Gërvallës”, MKRS ka ndarë mbi 70 mijë euro, shumë kjo, e deklaruar nga zyrtarë të MKRS-së dhe nga familjarët e Jusuf Gërvallës.
“Ndërtimin e “Kullës së Jusuf Gërvallës” është duke e financuar Ministria e Kulturës, flitet se më një tetor do të inaugurohet pasi është ditëlindja Jusufit”, pati thënë për “Zërin” Ajmon Gërvalla. “Me këto të holla po ndërtohet kulla, do të rinovohet ajo ku ka jetuar Jusufi dhe do të rregullohet oborri”, ka shtuar ajo.
Kulla do të shndërrohet në muze ku do të vendosen gjerat personale të Jusuf Gërvallës.
Objekti ku ka jetuar ky personalitet, ndonëse është e vjetër, është në gjendje të mirë. Ajo është ndërtuar 60 vite më parë. Gjërat ende sot janë ashtu siç i ka lënë ai. Fotografitë, librat e piano janë vetëm disa nga gjëra që bine në sy, sapo futesh në dhumës ku Jusuf Gërvalla kohën e tij.
“Kulla e Jusuf Gërvallës” është duke u ndërtuar nga kompania “Pleqja”. Fisnik Haklaj, arkitekt në këtë kompani ka thënë se janë munduar që t’i ruajnë karakteristikat e një kulle të anës së Dukagjinit.
“Zakonisht ne punojmë me ndërtimin e kullave, guri është i posaçëm si dhe është i përshtatshëm ngase ai është i marrë nga ajo trevë”, është shprehur Fisnik Haklaj.(Zeri)