Lajmet e fundit

Stojanoviq: Nëse s’ka AKS, s’ka as Marrëveshje të Brukselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq thotë se vendimi për suspendimin e Marrëveshjes së AKS-së është teknokrat, i cili, ndoshta, për pak kohë do të shërojë dhembjen pas vendimit të UNESCO-s.

Stojanoviq ka shtuar nëse nuk formohet AKS, atëherë nuk ka Marrëveshje të Brukselit.

” Për ne, më e rëndësishmja është që sa më parë të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pres që ai (vendimi) të jetë pozitiv, sepse, në rast se është negativ, atëherë s’e di ç’kuptim ka vazhdimi i dialogut dhe nga do të shkojmë pastaj. Nëse nuk ka formim të AKS-së, atëherë nuk ka dialog. Atëherë nuk ka asgjë. Atëherë sigurisht se do të kthemi katër – pesë hapa prapa. E di, se për sa i përket veprimtarisë sime politike, çfarë do të propozoj lidhur me këtë?”, ka thënë Stojanoviq për agjensinë e lajmeve Beta.

Stojanoviq thotë se marrëveshjet tashmë të arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.