Lajmet e fundit
Shqipëria, miqësore me Bjellorusinë

Shqipëria, miqësore me Bjellorusinë

Shqipëria do të luajë një miqësore më 15 nëntor ndaj Bjellorusisë. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas së cilës takimi do të luhet në Antalia të Turqisë.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe në sajtin zyrtar të federatës bjelloruse. Madje, kjo kombëtare do të luajë jo vetëm më 15 nëntor por edhe më 19, në fillim ndaj Shqipërisë dhe më pas ndaj Turqisë. Miqësorja mes bjellorusëve dhe kuqezinjve tanë do të zhvillohet në Belek, në kompleksin sportiv “Bellis Sport Center” dhe do të fillojë në 17:00, me orën tonë lokale.
Duke qenë se më 15 dhe 19 nëntor do të luhen ndeshjet “play-off” për kualifikimet në Botërorin 2014 për zonën e Europës dhe ndeshje të tjera kualifikuese në kontinentet e tjera, FIFA u ka dhënë të drejtë edhe shteteve të tjera që nuk janë të zëna në ndeshje zyrtare, që të mund të zhvillojnë takime miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.