Policia e Austrisë e ka shkatërruar bandën ndërkombëtare që trafikonte qenie njerëzore, shefi i të cilës vepronte nga Beogradi, ka kumtuar ministrja austriake e Punëve të Brendshme Johanna Mikl-Lichtner.
Me hetime, policia u ra në gjurmë 17 të dyshimtëve, nga të cilët 11 tashmë janë në burg e kundër gjashtë të tjerëve është shpallur fletë arresti ndërkombëtar, njofton Blic i Beogradit. “Edhe shefi i bandës është arrestuar”, ka thënë Mikl, transmeton Koha.net.
Kjo bandë, prej shkurtit të këtij vitit, ka dërguar 1.800 refugjatë nga Serbia përmes Hungarisë në Vjenë. Migrantët për këtë shërbim kishin paguar nga 250 – 300 euro e policia vlerëson se kështu trafikantët kanë fituar gjysmë milioni euro.
Rreth 50 mijë euro janë gjetur tek anëtarët e bandës.
Kjo shumë e parave si dhe gjashtë veturat e gjetura janë konfiskuar.
Shefi i Policisë së Austrisë së Ultë Franz Pucher ka thënë shefi i bandës ka vepruar nga Beogradi.