Një person ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së një automjeti ditën e sotme rreth orës 13:05, në Durrës. Mësohet se viktimë e aksidentit të ndodhur, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të karburant”Kastrati”, ka mbetur 45-vjeçari me inicialet Xh.M., si pasojë e përplasjes nga automjeti tip Ford Fokus me targa AA 512 MM me drejtues 40-vjeçarin Olsi Ferizi, banues në Shijak.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit të mjetit që shkaktoi aksidentit, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij.