Shefi i asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka thënë se Shpend Ahmeti ia ka “futur kot”, sot gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal ku kishte thënë se nuk mund të merr një vendim sepse rrezikohet të shkojë në burg.
Çelaj ka thënë se askush nuk i ka kërkuar Ahmetit të shkojë në burg, por i kanë kërkuar qa ta zbatojë vendimin.
“Atë që e përmendi me shku në burg, ia futi kot, sepse kërkush nuk kërkon nga ai që ta zbaton vendimin e tij praktikisht. Ai ka marr vendim për krijimin të drejtorisë së re, ku në atë drejtori përfshihet edhe planifikimi urban dhe ne po kërkojmë nga ai që ta bëj atë punë sepse ai e ka përfshi në buxhet këtë drejtori. E ne po kërkojmë aktvendimin e tij që të na jap me shkrim, kurdo që emrohet drejtori”, ka thënë Çelaj për Indeksonline.
Çelaj është shprehur se Ahmeti po përdor deklarata populiste dhe po flet të pavërteta.
“Prandaj askush s’po kërkon që të shkoj në burg, por ai (Shpend Ahmeti) po bën deklarata populiste dhe që është më shqetësuese është se po flet shumë të pa vërteta”, ka thënë Çelaj.
Ndryshe Ahmeti ka vendosur që të mos i bindet votës së shumicës së asambleistëve, duke preferuar më shumë që ta mbajë të bllokuar punën e Kuvendit Komunal, se sa të plotësojë kërkesën e LDK-së dhe PDK-së për shkarkim të drejtorit të Urbanizmit Liburn Aliu.