Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë udhëtimeve zyrtare do të ketë rastin që tash e tutje të gjitha gjë sendet t’i bartë me valixhe dhe çanta të reja.
Presidenca e Kosovës do të shpenzojë plotë 6 mijë e 332 euro për blerje të valixheve dhe çantave zyrtare, transmeton ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në Presdencë këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “Rialko- R” për furnizim me valixhe dhe çanta.
Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani, përderisa oferta më e lartë është ishte ajo prej 6 mijë e 474 eurove.