Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka folur rreth mundësisë së rishikimit të marrëveshjeve të Brukselit.
Ai ka thënë se numri i atyre që po dojnë t’i rishikojnë marrëveshjet, po rritet dita-ditës.
Sipas tij, gazi lotsjellës është meritor, pasi siç shprehet Krasniqi, ai po na i hapë sytë.
“Cdo dite me shume zera qe po thojne duhet te rishikohen marreveshjet dhe negociatat me Serbine.
Gazi lotsjelles njemend po na i qele syte”, ka shkruar ai në facebook.
Opozita i ka bllokuar disa herë me radhë seancat e Kuvendit të Kosovës, duke hedhur gaz lotsjellës, e duke e pamundësuar mbajtjen e tyre.