Lajmet e fundit

Selmanaj : UÇK-ja ia tregojë vendin Gazmend Muhaxherit

Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 2015!
Shkruan : Shpetim Selmanaj
Jemi në vitin 2015 dhe një prej caqeve kryesore të opinionit të caktuar publik- e tek ne në Kosovë “opinion publik” nuk don të thotë vetëm media- gazeta, portale, televizione e radio të nivelit kombëtar por edhe rajonal e lokal, por edhe thashetheme nëpër kafene, restorane e deri në lagje fshatrash e qytetesh, që nga lufta e deri më sot ka qenë dhe vazhdon të jetë shprehja “UÇK”. Që të jemi edhe më të saktë: komandantë e gjoja komandantë të UÇK-së të cilët pas luftës “zaptonin” dhe nxirrnin “haraç” ndaj këtij apo atij personi, kësaj apo asaj firme e biznesi. Janë të panumërta thashethemet në çdo qytet e qytezë të Kosovës që prapa këtij apo atij “personi” e “biznesi” qëndron “ai” apo “ky” ish-komandant e udhëheqës i UÇK-së. Fakt është që gjithë këto thashetheme e kanë patur dhe e kanë një bazë. Dhe ajo fillon me faktin që janë dy, po i quajmë ashtu, grupe të udhëheqësve të UÇK-së që gjithsesi edhe vet kanë dëgjuar për këto thashetheme nga kafenetë e deri tek mediat për emrat e tyre dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë që ato të pengohen…. pasi që vërtetë kanë qëndruar e qëndrojnë prapa atyre fjalëve që janë përfolur. Dhe pastaj vijon grupi i tjetër i komandantëve të UÇK-së që thjesht kanë shpresuar, por për këtë kanë bërë pak, që një ditë ato fjalë për ta edhe do të zhduken, do të largohen, pra nuk do të përmenden në opinion pasi që kanë patur dhe kanë bindjen që meqë s’janë pjesë e atyre thashethemeve ato edhe do të pushojnë vetvetiu…
Pyetja që sot shtrohet është pra kjo: pse edhe 15 vite pas lufte UÇK vazhdon të jetë pjesë e propagandave- herë të vërteta e herë të sajuara për të bëma apo pabëma të cilat s’do t’i bënin nderë asnjë qytetari të këtij vendi e lëre më udhëheqësve të UÇK-së? Përgjigja e parë dhe më logjikja në këtë pyetje është që Kosova nuk ka patur dhe për fat të keq vazhdon të mos ketë sistem efektiv të drejtësisë. Që vet qytetarët e Kosovës por edhe udhëheqësit e saj politik- shumica prej tyre vet ish-udhëheqës të UÇK-së që sot janë në politikë pokështu nuk besojnë në instrumentin e drejtësisë. Ndryshe s’ka si të mos jetë që çdo vit dhe sa herë që po na vijnë Raportet e Progresit (si ky i fundit pardje) del që Drejtësia është problemi kryesor në Kosovë. Dhe në kuadër të juridiksionit edhe vjen materia e shpifjes si një e padrejtë dhe me këtë edhe preçedent penal. Duke parë dhe përjetuar këtë dorëzim total para drejtësisë, nuk ka si të mos shihet edhe fakti tjetër që jo pak ish-komandantë të UÇK-së pokështu kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë propagandë për ish-kolegë të tyre që kanë “atë” apo këtë “zonë” të ndikimit të bizneseve e personave. Nuk kemi si të mos e përmendim këtu instrumentin e tyre të lehtë me shprehjen popullore “hidhe gurin e fshihe dorën”. Pra, jo pak politikanë që vijnë nga radhët e UÇK-së flasin për ndikimet e ish-kolegëve të tyre vetëm e vetëm të ta fshehin pikërisht ndikimin e tyre. Doni të përmendim emra dhe raste? Janë me dhjetëra për të mos thënë me qindra dhe shumë shpejt do të vie koha t’i themi!
Fakti ose thënë edhe më mirë shembulli tjetër më i pashëm dhe prekshëm janë edhe segmentet e LDK-së. Kjo parti e cila në Kosovë ishte në pushtet (fiktiv) para e pas luftës, nuk ka lënë gurë e dru pa hedhur kundër UÇK-së ose thënë edhe më mirë çdo UÇK-je e cila këtë parti dhe të fortit e saj i ka prekur në interesa. Pardje ishte UÇK-ja nga Dukagjini, dje nga Drenica, sot nga Anamorava e Llapi e sot sërish nga UÇK-ja e Dukagjinit. Bosët e kësaj partie pra kurrë nuk kanë ngurruar që UÇK-në ta damkosin e vulosin vetëm e vetëm që veten ta shesin si viktima- qoftë para e gjatë çlirimit të vendit ashtu edhe në ndrërtimin e institcioneve të vendit. Vetëm shikojeni të parin e LDK-së dhe Kryeministrin e vendit! Erdhi në krye të Prishtinës dhe mëpas LDK-së duke shajtur SHIK-un dhe UÇK-në e Drencës. Sot është në gjiun e tyre! Apo shiheni kryetarin e Pejës i cili nuk la parti pa ndërrruar dhe sot merret ende me ato shpifje me të cilat dikur në Kosovë vërtetë edhe janë marrë vota e karriga por sot….? Sot jo më. Sepse dikush duhet të besojë në drejtësi. Dhe këtë do ta ndiejë më së miri pikërisht ky ende-kryetari i Pejës. I tërhoqi apo jo deklaratat e tij. Ka qenë koha e fundit që dikush të fillojë të besojë në drejtësi. Dhe në vetmbrojtje të moralit e integritetit personal e familjar, profesional e kombëtar. UÇK-ja e vitit 2015 duhe të jetë ajo që fillon të besojë në këto parime. Sepse çka është boll është boll!

Leave a Reply

Your email address will not be published.