Afganistani është e para me afro 1700 persona në vit, Kosova vjen e dyta me rreth 1000 persona në vit dhe vetëm e treta vjen Pakistani me afro 900 persona në vit që qëndrojnë ilegalisht në BE.
Shqipëria “kanali” më i madh i depërtimit të imigrantëve
Kosova dhe veçanërisht Shqipëria poashtu janë pikat më të lehta edhe për popujt tjerë që të depërtojnë në Evropë. Nga Shqipëria rreth 5500 persona në vit kalojnë në BE, kryesisht në Itali, me traget ndërsa edhe nga Kosova afro 50 persona në vit kalojnë kufirin për të depërtuar vendet e Bashkimit Evropian.
72 mijë imigrantë vetëm gjatë vitit 2012
Vdekja e më shumë se 300 emigrantëve afrikanë në një anije e cila u përmbyt në ishullin Italian Lampdeusa në fillim të tetorit ka vu edhe njëherë në qendër të vëmendjes, imigracionin e paligjshëm në Evropë. Sipas Frontex, shumica e njerëzve që jetojnë ilegalisht në BE kanë arritur me aeroplan me një vizë udhëtimi ndërsa më pas nuk iu kanë përmbajtur asaj duke vendosur që të mos kthehen më në shtetet e tyre.
Vetëm në vitin 2012, Frontex bënë të ditur se kanë hyrë mbi 72 mijë persona ilegalisht në BE përmes kanaleve detare dhe atyre tokësore. Sipas “Analizës së Riskut Vjetor 2013” të realizuar nga Frontex, 51 % e emigrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet tokës dhe detit kalojë nga Greqia më pas vazhdojnë për në Ballkanin Perëndimore ose nëpërmjet lidhjeve me ilegale të trageteve nga Shqipëria në Itali. /Zëri