Lajmet e fundit

AAK: Abdullahu u largua se nuk e deshën kolegët e tij nga Podujeva

Pas raportimit në disa media , AAK-ja përmes një njoftimi për media ka reguar ndaj lajmit për aderime nga AAK-ja në PDK.

Në reagim të AAK-së thuhet:

AAK është njoftuar përmes mediave që Abdullahu me disa kolegë të tij paska vendosur të mos jetë pjesë e Aleancës në Podujevë. Ky është vendim i tij dhe ne i dëshirojmë sukses kudo që të shkojë si dhe e falënderojmë për bashkëpunimin e deritashëm..

Për hirë informimit të drejtë të opinionit ju njoftojmë se Kryesia e AAK-së ka ditë që e ka emëruar Fatmir Humollin si koordinator të Degës së AAK-së në Podujevë, për të përgatitur kuvendin zgjedhor të kësaj dege, e cila është më e organizuar se sa asnjëherë më parë!
Do të na vinte keq sikur arsyeja e largimit ta Abdullahut të kenë qenë kritikat që i janë bërë atij për shkak të punës së pamjaftueshme në degë, si dhe caktimi i z Humolli në përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.