I është kthyer punës së përditshme në zyrën e saj në lagjen Pejton. Por, ka muaj, që Arjeta Emra, pos punës në Këshillin Britanik u angazhua edhe në lobim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Emra tregon se gjithë kjo punë nuk filloi dy muaj me parë.Kësaj fushate ia ndihmuan edhe me përgatitjen e revistës Diplomati i Ri, përmes të cilës treguan një Kosovë tjetër, jashtë politikës,njofton Klan Kosova.
Drejtoresha e British Council në Kosovë tregon momentet me interesante gjatë angazhimit të saj në këtë proces.
E ai më i dhimbshmi dihet.Por, sipas Emres kjo nuk duhet të na ndal së punuari që herën tjetër Kosova t’ia arrijë qëllimit.
Me këtë pajtohet edhe këshilltari i jashtëm i ministrisë së jashtme, greku Dimitris Moschopoulos.