Përveç kësaj Jahjaga tha se Kosova me Izraelin dhe popullin hebraik, ka një lidhje të fortë e cila i bashkon, raporton lajmi.net.
“Kjo lidhje gjendet në paralelet e vuajtjes së pamasë dhe në historitë e dhimbshme të popujve tanë, gjatë ballafaqimit me persekutim, luftëra dhe shfarosje. Gjendet në historinë e jashtëzakonshme të shpëtimit të mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri”, tha ajo.
“Kjo gjendet edhe në mbështetjen të cilën populli i Kosovës e ka gjetur tek aktivistët hebraikë të cilët avokuan për përfundim të represionit dhe si refugjatë, të cilëve u është ofruar strehë në Izrael gjatë momenteve më të rënda të historisë sonë. Burri im dhe familja e tij ishin në mes të atyre njerëzve”, tha Jahjaga, raporton lajmi.net.
Jahjaga hapi konferencën për bashkëpunim ekonomik “Mundësitë Globale” në Chicago të SHBA-së, konferencë kjo mbi mundësitë globale të bashkëpunimit, me fokus të posaçëm në mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit në mes të Republikës së Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Njëherit konferenca “Mundësitë Globale” do të diskutojë sinergjitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës, shtetit të Ilinoit dhe Izraelit.