Pas vendosjes mbrëmë të mijëra flamujve kuqezi në rrugët e kryeqytetit, qytetarë të shumtë dhe aktivistë të shoqërisë civile, por edhe analistë të spikatur kanë reaguar në adresë të Komunës së Prishtinës për mungesën e flamujve të Kosovës.
Dhe duket se ky presion ka ndikuar që Shpend Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës të reflektojnë, duke bërë që në orët e mbrëmjes të vendosen edhe flamuj të Kosovës në kryeqytet.
Askush nuk duhet të mendojë dhe të përpiqet që ta prish festën e nesërme të futbollit në Stadiumin e Prishtinës, pasi që nuk duhet të ketë anulim të simboleve shtetërore të Kosovës.
Kështu të paktën synojmë që t’u tregojmë të tjerëve që Kosova është shtet dhe si e tillë ka aplikuar edhe për anëtarësim në UEFA dhe FIFA.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë zhvillohet nesër nga ora 14:00./Republika.info