Sekretari i NISMA-s Billall Sherifi ka reaguar ndaj deklaratës se Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës i cili flet për suspendimin e marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese, ku thotë se në gjykatë ka shkuar për vërtetim.
Sherifi, potencon se me këtë deklaratë Isa Mustafa ka ndërhyrë në Gjykatën Kushtetuese, për Asociacionin!
Shrkimi i plotë i Bilall Sherifit:
Kryeminsitri i Kosovës Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë deklaroi se: “Unë nuk e konsideroj se marrëveshja është suspenduar, ose se është vu në dyshim marrëveshja. Konsideroj se marrëveshja ka shkuar në Kushtetuese në mënyrë që të vërtetohet se çdo pikë e kësaj marrëveshje është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, (…)”
lexojeni me vëmendje deklaratën e kryeministrit në të cilën ai thotë se: “marrëveshja ka shkuar në kushtetuese në mënyrë që të vërtetohet se çdo pikë e saj është në harmoni me kushtetutën e Republikës së Kosovës”
Pra, sipas kryeministrit marrëveshja nuk është dërguar në kushtetuese në mënyrë që të shqyrtohet se a është në përputhje me Kushtetutën apo jo, por është dërguar që të vërtetohet se ajo është në përputhje me Kushtetutën.
E shihni? në fjalinë e kryeministrit nuk qëndron askund fjala “shqyrtim” por “vërtetim”
Përmes kësaj deklarate, kryeminstri ka bërë ndërhyrje të pa pranueshme në një lëndë ku ajo është palë dhe e ka paragjykuar vendimin e kushtetueses. Kjo nuk mund të interpretohet ndryshe pos si kërkesë publike drejtuar Gjykatës Kushtetuese që ajo të vërtetojë se marrëveshja është në përputhje me kushtetutën.
Deklarata të tilla, sidomos kur ato vijnë nga njerëz me pushtet, vetëm sa e përforcojnë bindjen e cila dominon në publik se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë i influencuar nga pushteti.