Thirrjet për ndërprerjen e dialogut ministrja Tahiri i ka cilësuar si zëra që nuk mendojnë thellë.
Sipas saj, ndërprerja e dialogut do ta dëmtonte Kosovën.
Tahiri për ‘Epokën e re’ ka bërë me dije se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është antikushtetuese, atëherë ajo do të rinegociohet.
“Sa i përket dialogut, Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë e ka bërë të qartë se dialogu i Brukselit është proces për fqinjësi të mirë ndërmjet dy shteteve”.
“Duke qenë se jemi shtet në rrugën zyrtare të anëtarësimit në BE, tash me nënshkrimin e MSA-së, dialogun e kuptojmë si plotësim të standardëve për fqinjësi të mirë. Prandaj do të vazhdojmë dialogun.
“Zërat që thonë se dialogu duhet të ndalet janë zëra të cilët nuk mendojnë thellë sepse, nëse mendosh thellë, këta zëra thonë se Kosova duhet të izolohet”, është shprehur Tahiri me bindjen e plotë se nuk do mbetet pa punë.