Sot fillon ” Muaji i Filantropisë” në Kosovë, i cili kësaj radhe organizohet për vitin e dytë me radhë nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ).
Drejtoresha e këtij forumi Dajana Berisha i tha Klan Kosovës se për këtë vit tema e Filantropisë do të jetë “Ta ndryshojmë ambientin” .
Sipas Berishës, shumica e pjesëmarrëseve në mesin e tyre edhe nxënëse në këtë projekt janë fokusuar në shkrimet e tyre rreth asaj se si ta ndryshojnë gjendjen aktuale politike në vend.
“Muaji i Filantropisë” parasheh të ketë edhe aktivitete të tjera ku për kontributdhënësit do të ndahen 6 çmime, njofton Klan Kosova.