Lajmet e fundit

Rama nuk komenton rreth azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani

Kryeministri Edi Rama sërish ka shmangur problemin e azilkërkuesve shqiptarë gjatë një takimit që zhvillua diten e enjte në Gjermani. Rama u takua me kryeministrin e qarkut Hessen Volker Bouffier në qytetin Wiesbaden. Gjatë takimit me te, kryeministri Rama shmangu azilkërkuesit duke thenë se Europa ka nevojë për Ballkanin, siç ka nevojë Ballkani për Europën. Por Rama vuri në dukje perspektivat e punësimit të shqiptarëve ne tregun gjerman të punës, sidomos në profesionin e infermierisë.

Kryeministri i qarkut Hessen Volker Bouffier mendon se është e rëndësishme që vendet të Balkanit të bëhen pjesë të BE-së, për t’i dhënë këtyre vendeve perspektivë. “Perspektiva e anëtarësimit përfundimtar të Shqipërise në Bashkimin Europian do të binde me shumë shqiptarët për të qendruar në Shqipëri”, deklaroi Bouffier për agjencine e lajmeve “Deutshe Pres-Agentur”.
Mediat gjermane përfundojnë lajmin, duke vënë në dukje se rreth 68 mije  shqiptarë janë regjistruar si azilkërkues në Gjermani. Me kete shifer azilkerkuesit shqiptare renditen te  dytët pas sirianëve në këtë shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.