Lajmet e fundit

Fisnik Ismaili: Jam neutral për miqësoren

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fisnik Ismaili, njihet si një nga tifozët e flaktë të Kombëtares së Shqipërisë në futboll.

Pavarësisht se kësaj radhe ka pasur mundësinë që një ndeshje të kuqezinjve ta shikojë nga kryeqendra e Kosovës, Ismaili ka thënë për Klan Kosovën, se nuk ka blerë një biletë për ta përcjellë këtë ndeshje.

Sa i përket çështjes se për kë do të bëjë tifo ai sot, Ismaili  ka thënë se do të jetë neutral.

“Unë jam tifoz i flaktë i Kombëtares, por poashtu kam luftuar për çlirimin e Kosovës dhe për këtë ndeshje jam tifoz neutral”.

Ismaili ka thënë se respekton faktin që Kosova është shtet dhe si e tillë duhet që të ketë edhe një përfaqësuese në futboll.

Ai ka deklaruar më tutje për Klan Kosovën  se ëndrra e tij është Bashkimi Kombëtar dhe se një ditë do të dëshironte që shqiptarët të kishin një ekip të përbashkët.

Po ashtu Ismaili ka thënë se nuk preferon të shikojë shumë ndeshjet miqësore, duke shtuar se nuk është interesuar shumë për të pasur një biletë për këtë ndeshje, pasi siç tha ai “ka angazhime edhe në punë”, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.