Klubi i Hendbollit ‘DRITA’ nga Gjilani ne konkurrencën e femrave sot udhëtoi për ne Suedi ku do te marr pjesë ne turneun ndërkombëtar që organizon skuadra elite nga Suedia SKÖVDE , në bashkëpunim me Organizatën për Edukim dhe Sport të Kosovës, turneu fillon nesër dhe do të zgjasë deri ditën e diel.
Vashat gjilanase nën drejtimin e prof Rifat Shabani u nisën për në këtë vend skandinav nga aeroporti i Prishtinës, me shpresë se do të angazhohen maksimalisht për të lënë përshtypja sa më të mira dhe prezantuar hendbollin kosovar.
Duhet falënderuar organizatorin pra skuadrën vendase, OESK-u dhe SISU-un në krye me Sören KARLSTRÖM nga Suedia për këtë bashkëpunim, i cili përveç zhvillimit të ndeshjeve te hendbollit ka edhe qëllim edukativ.