Më në fund orët e pritjes për vllazëroren mes Kosovës dhe Shqipërisë duket se po marrin fund. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi do të kenë përballë ekipin e Bunjakut, i cili në fakt ka në përbërje shumë talentë.
Trajneri i Kombëtares sonë pritet që të luajë me skemën 4-2-3-1, teksa mendohet që Hysaj mund ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërkohë që vendin e tij do ta zërë Gjimshitit. Në qendër do të jenë Cana dhe Ajeti, ndërkohë që në krah me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë Aliji, raporton Albeu.
Përpara mbrojtjes do të jenë Basha dhe Xhaka, të cilët do të mbështesin mbrojtjen. Në krah do të aktivizohen Gashi dhe Roshi, ndërkohë që Memushaj do të kujdeset më shumë për të mbështetur Sadikun.
Kosova nga ana tjetër do të luajë me të njëjtën vendosje. Në portë do të jetë ish portieri i Kombëtares sonë Samir Ujkani. Bernanrd Berisha dhe Brahimi do të jenë krahët e mesfushës, që do të mbështesin talentin Celina. /albeu.com/