Në Prishtinë tashmë kanë filluar të mblidhen qytetarë nga mbarë vendi për të parë ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri që zhvillohet në orën 14:00.
Për ta ndjekur këtë ndeshje kryeqytetit ia kanë mësyrë edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë.
Shumica e tifozëve po bartin fanella dhe flamuj kuqezi.
Nga ana tjetër policia e Kosovës është vendosur gati në çdo cep të stadiumit të Prishtinës me qëllim që të përkujdeset për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.
Në ndërkohë, akoma pa u hapur dyert e këtij stadiumi grupi i tifozëve “Plisat” ka shpalosur një flamur gjigant kombëtar, njofton Klan Kosova.