Aleanca e gruas sensibilizon qytetarët për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe
Aleanca e Gruas së Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku ka shpërndarë broshura për qytetarët me të cilat broshura duan që të sensibilizojnë qytetarët e Kosovës që marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të dëmshme dhe ata duhet ta përkrahin që ato të ndërpriten.
Edhe njëherë u përsërit se këto marrëveshje cenojnë sovranitetin e shtetit.