Lajmet e fundit

Dështon transmetimi në RTK i ndeshjes historike Kosovë – Shqipëri

Mijëra shqiptarë kanë që kanë pritur sot të shikojnë ndeshjen historike në futboll në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë ngelur të zhgënjyer, pasi këtë RTK nuk ka arritur t’ua mundësojë këtë edhe pse kishte paralajmëruar se do të bënte transmetim live.
Lajmi.net nga burime të sigurta ka mësuar se Radio Televizioni i Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, kanë pasur mosmarrëveshje, dhe në fund kanë dështuar të gjejnë kompromis për të transmetuar live ndeshjen miqësore të futbollit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën RTK kishte paralajmëruar se do ta jepte në rrjetin tokësor.

Kombëtarja e Shqipërisë, ka ardhur në Prishtinë për të respektuar tifozët shqiptarë nga Kosova për përkrahjen që i dhanë asaj gjatë fazës eliminatore për në kampionatin evropian në futboll France 2016. /lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.