Ka nisur miqësorja mes përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares shqiptare. Stadiumi i Prishtinës si asnjë herë më parë është mbushur më tifozë nga e gjithë Kosova, të cilët po krijojnë atmosferë fantastike.
Kjo sfidë që është historike ka karakter festiv pas kualifikimit të kuqezinjve në Evropianin Francë 2016.
‘Tempulli’ i futbollit në kryeqytet është veshur kuqezi, derisa nuk mungojnë as flamujt e Kosovës.
Nis takimi Kosovë-Shqipëri
Ka filluar ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri. Interesimi është jashtëzakonisht i madh. Është njëra nga ndeshjet që është komentuar më së shumti për shkak të lojës në mes shqiptarëve. Indeksonline do t’iu mbaj të informuar për rezultatin dhe vazhdimin e lojës./Indeksonline/