Gazeta e famshme sportive franceze “Lequipe” ka publikuar sot një listë të 10 talentëve më premtues sot në botë. Në klasifikimin e bërë është edhe emri i kosovarit, Adnan Januzaj.
Madje Januzaj është i katërti në listë pas Kokes, Pogbas e Iscos. Në listë janë edhe yji si Cortuois, Draxler, Varane, Nastasic, Verrati e Schurrle.
“Lequipe” në fund të vitit do të bëjë përzgjedhjen e talentit të vitit, ndërsa Januzaj vlerësohet si një nga favoritët e mundshëm.