Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka shikuar ndeshjen futbollistike Kosovë – Shqipëri nga stadiumi i Prishtinës së bashku me familjen e tij.
Por ajo çka e bën interesant këtë fakt është përcjellja e ndeshjes me plis të bardhë në kokën e tij dhe një vuvuzelë në duar, transmeton Klan Kosova.
“Me Plis n’Paris”, ishte përshkrimi që i ka bërë bashkëshortja e tij Anita fotografive të postuara në Facebook.