Amir Rrahmani ka thënë se e festoi golin me Gianni De Biasin pasi dëshironte ta falënderonte për besimin që i ka dhënë
Amir Rrahmani e nisi nga fillimi këtë ndeshje, teksa ka shënuar golin e dytë për Kombëtaren shqiptare duke barazuar rezultatin në 2:2 në ndeshjen ndaj Kosovës, rezultat ky që mbeti deri në fund.
“Festova golin me De Biasin pasi që dëshiroja ta falënderoja për besim që më dha, që më inkuadroi nga fillimi në një ndeshje kaq të rëndësishme për gjithë shqiptarët”, ka thënë Rrahmani.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë nga dyja anët. Jam i lumtur për golin, por më e rëndësishmja dhuruam spektakël për gjithë tifozët”, ka shtuar më tej mbrojtësi nga Prishtina.