Lajmet e fundit

Jahjaga: Kosova e përkushtuar që ta luftojë korrupsionin

Presidentja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale.

E para e shtetit në fjalimin e saj theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian dhe euroatlantik.

“Kosova sapo ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që është hap i parë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”. tha ajo.

Jahjaga foli edhe për reformat që po ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe në krijimin e klimës më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë. Ajo tha se për një kohë të shkurtër Kosova ka arritur që të kalojë fazën e rindërtimit dhe të krijojë një ambient të favorshëm për investimet e huaja direkte.

Presidentja gjithashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar që të luftojë korrupsionin si pengesë kryesore e zhvillimit ekonomik, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.