Lajmet e fundit

Katër golat në miqësoren Kosovë – Shqipëri. Ja goli më i bukur! (Video)

Ka përfunduar me rezultat 2:2, ndeshja miqësore dhe festive mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në Stadiumin e Prishtinës, ku u krijua një atmosferë impozante nga tifozët dhe adhuruesit e të dyja skuadrave.

Krahasuar me pjesën e parë, e cila përfundoi pa gola dhe ishte e baraspeshuar, pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, e karakterizuar me lojë të shpejtë, me gola të shënuar e po ashtu formë të mirë treguan futbollistët e rinj të cilët për herë të parë u paraqitën për këto përfaqësuese.

Shqipëria zhbllokoi rezultatin duke shënuar me debutim e parë ku Rei Manaj shënoi menjëherë pas inkuadrimit në lojë duke realizuar në minutën e 55- të të takimit.

Por ky gëzim i skuadrës kuqezi nuk zgjati shumë pasi që në minutën e 59-të futbollisti kosovar, Bersant Celina, bazoi rezultatin në 1:1, përmes një penalltie të shkaktuar nga Taulant Xhaka.

Lojë e bukur u zhvillua përgjatë gjithë kësaj ndeshje ku vlen të theksohet një përkrahje e jashtëzakonshme e tifozëve të pranishëm në stadium.

Sidoqoftë Kosova përmes lojtarit Elbasan Rashani minutën 70-të kalon në epërsi 2:1, derisa tre minuta më vonë Amir Rrahmani, futbollisti i Shqipërisë, barazon në 2:2 në mintën e 73- të duke i kënaqur një numër të madh spektatorësh të pranishëm në këtë miqësore.

Në këtë takim miqësor shënuan përfundim të karrierës në Përfaqësuesen e Shqipërisë futbollistët Debatik Curri dhe Armend Dallku që dikur ishin shtylla kryesore të ekipit kuqezi

http://www.dailymotion.com/video/x3dnkcx_kosove-shqiperia-2-2-permbledhja-e-golave_sport

Leave a Reply

Your email address will not be published.