Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale të shtunen do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse të dielen minimalet pritet të bien rreth zeros. Temperaturat maksimale do të regjistrohen ndërmjet 13-16 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verilindor me shpejtesi 1-3m/s.
Në bazë të parashikimeve numerike mot stabil pritet të mbajë deri fundjavën e ardhshme ku më pas pritet të shënohen reshje dhe ulje të temperaturave.