Lajmet e fundit

Kuvendi Komunal i Deçanit me deklaratë kundër “Zajednicës”(Dokument)

Kuvendi Komunal i Deçanit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka miratuar deklaratën kundër “Zajednicës” dhe kundër Demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Në komunikatën e dërguar nga VV, thuhet se pika e rendit të ditës “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të Anëtarëve dhe nxjerrja e Deklaratës kundër formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Republikën e Kosovës dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, mori votat maksimale

Deçani është komuna e tretë pas Hanit të Elezit dhe Malishevës ku të zgjedhurit e popullit kërkojnë nga Qeveria të tërhiqet nga Zajednica dhe Demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.