Lajmet e fundit

Lajmi i Fundit: Cka po ndodhë në Paris 18 të vdekur

Siç raportojnë mediat në Francë të pakën deri tani kanë mbetur të vdekur 18 persona dhe për shumë të tjerë po dyshohet, në një seri sulmesh në Paris, nga disa njerëz të armatosur me kallashnikovë dhe bomba.

Edhe BBC shkruan se “të paktën 18 persona kanë vdekur nga të shtënat në Paris”, njofton Klan Kosova.

 

Persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në disa vende të ndryshme në kryeqytetin e Francës në Parisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ajo që dihet sigurt është se një person me një armë automatike ka hapur zjarr në një restorant në distriktin 11 në Paris.

Sipas të përditshmes franceze “Liberation”, deri më tani janë katër të vdekur nga sulmet, dhe po ashtu raportohet për të shtëna afër qendrës artistike Bataclan.

Një shpërthim po ashtu raportohet të ketë ndodhur në një kafene afër stadiumit të qytetit “Stade de France”, ku Franca po zhvillon ndeshjen futbollistike me Gjermaninë.

Nga ajo që njoftohet, presidenti i Francës, Francios Hollande ishte duke shikuar ndeshjen në stadium, dhe është evakuuar nga aty.

Një gazetar i BBC-së që për momentin gjendet në restorantin Cambodge thotë se janë të paktën 10 përsona të shtrir në tokë, ose të vdekur ose të lënduar rëndë, njofton BBC.

Ndërsa të shtënat vazhdojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.