Lajmet e fundit

Alarmante: Të paktën 26 persona të vdekur nga të shtënat në Paris (VIDEO)

Dy zyrtarë policorë kanë deklaruar se të pakën 26 perona janë vrarë nga të shtënat dhe shpërthimet e ndodhura në Parisë të premten në mbrëmje shkruan Associated Press, njofton Klan Kosova.

Sipas policisë 11 persona kanë mbetur të vdekur në një restorant në Parisë, ndërsa 15 të tjerë në teatrin Bataclan.


 

Të shtëna me armë zjarri në Paris, 18 të vdekur

Siç raportojnë mediat në Francë të pakën deri tani kanë mbetur të vdekur 18 persona dhe për shumë të tjerë po dyshohet, në një seri sulmesh në Paris, nga disa njerëz të armatosur me kallashnikovë dhe bomba.

Edhe BBC shkruan se “të paktën 18 persona kanë vdekur nga të shtënat në Paris”, njofton Klan Kosova.

Sipas raportuesve nga Parisi të CNN-it për momentin janë tre vende ku po zhvillohen sulmet, jo shumë lartë në perimetër nga njëri-tjetri, nëpër lagjet e Parisit.

Të gjitha sulmet janë përqendruar në vende mjaft të frekuentuara.

Siç njoftohet vendi ku ka ndodhur nuk është shumë larg nga redaksia e Charlie Hebdo, ku kohë më parë kishte ndodhur një sulm i ngjashëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.