Televizioni “France 24” raporton se së paku 18 persona janë vrarë nga të shtënat në një restoran dhe nga shpërthimi që ka ndodhur afër stadiumit futbollistik.
Ky televizion raporton se në mesin e të vdekurve po ashtu ka edhe fëmijë dhe gra.
Të paktën një person mësohet të ketë hapur zjarr me një automatik në restorantin “Cambodge”, ndërkohë që bëhet e ditur se në këtë vend janë vrarë katër persona.
Raportime për të shtëna ka edhe në zona të tjera, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.
Ndërkohë, dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar nga zona pranë stadiumit “Stade de France”, ku Franca është duke luajtur një ndeshje miqësore me Gjermaninë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona./Kp