Shtetit Islamik ka komentuar sulmet që ndodhën në Paris disa orë më parë, sulme për të cilat mban autorësinë.
ISIS shkruan se këto sulme kanë qenë një hakmarrje e tij, kundrejt sulmeve që janë ndërmarrë kohët e fundit në Siri.
Shteti Islamik është shprehur se tashmë radhën për sulme të ngjashme e ka Roma, Londra dhe Washingotni.
Ndryshe, presidenti francez Francois Hollande ka deklaruar gjendjen e emergjencës dhe mbylljen e kufijve, pas vdekjes së mbi 60 personave nga një sulm i trefishtë terrorist në Paris. Në një dalje për mediet, me një ton të rëndë, i prekur dhe i emocionuar, presidenti francez foli për tre sulmet terroriste.
“Sulme të pazakonta janë duke ndodhur në zonën e Parisit”, tha presidenti, ndërsa mori dy vendime të rëndësishme: “Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë territorin. Kemi vendosur mbylljen e kufirit francez”.
Presidenti tha gjithashtu se “forcat e sigurisë kanë ndërmarrë një aksion të veçantë në Paris, duke u përqëndruar në Bataklan, aty ku po mbahen peng 60 persona.
Kreu i shtetit francez po vijon të ndjekë situatën. Një foto e tij po qarkullon në mediet franceze, teksa bisedon me Ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve.