Lajmet e fundit

ISIS: Ky është fillimi, do t’ju sulmojmë derisa të na bombardoni (Video)

Shteti Islamik pak më parë ka publikuar një video ku ka kërcëunar Francën me sulme të tjera terroriste, nëse kjo e fundit nuk merr vendim për ndalimin e bombardimeve në Siri kundër Shtetit Islamik.ë”

Nuk dihet kur është regjistruar videoja, që nuk përmend specifika dhe këto pretendime janë duke u hetuar me kujdes të shtuar.

Videoja është liruar nga grupi propagandues, nga Qendra Mediale Al-Hayat, ku shihet një luftëtar me mjekër, që flet arabisht, dhe thërret myslimanët francezë që të vazhdojnë sulmet nëse nuk mund të shkojnë në Siri.

“Derisa ju vazhdoni të bombardoni vendet tona nuk do të jetoni në paqe. Do të keni frikë edhe në dyqan të shkoni”, thotë luftëtari, sipas Reuters.

Videon kërcënuese të ISIS-it mund ta shihni KETU .

Leave a Reply

Your email address will not be published.